PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

 

Demokristianët së bashku në Zgjedhje

PDK dhe LDK marrëveshje për zgjedhjet e 21 qershorit

PD të mbështetë kandidaturat demokristiane

PDK dhe LDK me kandidate të përbashkët në të gjitha bashkitë

Kandidatët demokristianë, garanci për fitore

 

PDK dhe LDK, pasi analizuan situatën parazgjedhore dhe pergatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore të 21Qershorit, vendosën të konkurojnë me kandidatë të përbashkët për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.

Pavaresisht  presionit dhe sulmeve te vazhdueshme qe u behen demokristianve nga segmente te ndryshem politike me tendenca antidemokratike dhe anti-europiane, ne demokristianet po shkojme drejt bashkimit, te bindur se alternativa qe perfaqesojme eshte nje garanci per te ardhmen europiane te vendit, nje garanci per shoqerine e vlerave europiane qe duam te ndertojme dhe ne te cilen duam te jetojme.

 

 

 

 

PDK dhe LDK janë të bindur se ky bashkëpunim  do të ndikojë në maksimalizimin e votes demokristiane dhe do të garantojë përfaqësimin dinjitoz të faktorit demokristian në Bashkitë dhe Këshillat bashkiakë.

PDK dhe LDK i kërkojnë Partisë Demokratike, si partia më e madhe opozitare të mbështetë kandidatët demokristianë te propozuar nga Partia Demokristiane dhe nga Lidhja Demiokristiane.

Kandidatët demokristianë në këto bashki janë përsonalitete përfaqësuese se qytetarëve, garantojnë fitoren në zgjedhje dhe një model europian qeverisjeje për qytetarët dhe në interes të qytetarëve.

Në rast mosnënshkrimi të marrëveshjes me koalicionin opozitar të kryesuar nga PD, demokristianët e bashkuar vendosen të dalin të vetëm në zgjedhje.

Në zgjedhjet e fundit vendore PDK ka marrë 50 mijë vota, ndersa LDK 22 mijë vota, duke u përfaqësuar me më shumë se 400 këshilltarë dhe kryetarë komunash e bashkish në të gjithë vendin.  Dy partite vendosën si objektiv dhe  shprehen sigurinë për trefishimin e rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 21 qershorit.




Muzeu i Memories



Lajmet e Fundit

Njoftim shtypi 08.05.2015

Njoftim shtypi ...

Njoftim shtypi 20.04.2015

PDK, ne zgjedhje me Koalicionin Qeverises ...

PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

  Demokristianët së bashku në Zgjedhje...

Nard Ndoka 19.03.2015

TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalic...

Nard Ndoka 18.03.2015

Njoftim Shtypi:...