Programi elektoral i kandidateve te PDK-sė per zgjedhjet parlamentare, 23 Qershor 2013

PDK është parti e qendrës së djathtë, në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.
 
Partia Demokristiane e Shqipërisë synon të krijojnë një grup solid parlamentar të qendrës së djathtë, besnik me qytetarët, garant i shtetit ligjor, i stabilitetit, i demokracisë, i mbrojtjes së institucioneve kushtetuese, përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Vota për Partinë Demokristiane është votë për garantimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtarë, është votë për reformat, votë për progresin, votë për zhvillimin ekonomik e social, votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari, votë për fitoren e maxhorancës së djathtë.

Vlerat për të cilat angazhohet PDK janë:

  • Familja dhe dinjiteti i njeriut.
  • Liria dhe përgjegjësia.
  • Drejtësia dhe ligji.  
  • Solidariteti dhe besimi.
  • Pluralizmin politik dhe shtetin ligjor.
  • Prona private dhe ekonomia sociale e tregut.

 

PDK angazhohet për kontribut:

  • Në ndërtimin e institucioneve të pavarura,
  • Në ndërtimin e një administrate shtetërore profesionale, të aftë dhe jopolitike.
  • Në lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit te legalizimeve.
  • Në Integrimin dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë.
  • Në krijimin e vendeve të reja të punës.
  • Në projekte zhvillimi për komunitetet e të ardhurve.
  • Në reformim të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë.
  • Në forcimin e rendit dhe të sigurisë.
  • Në reformimin dhe garantimin e aksesit të çdo qytetari në sistemin shëndetësor.
  • Në politikat sociale në ndihmë të shtresave në nevojë.
  • Në reformimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor.
  • Në integrimin dhe garantimin e barazise gjinore.
  • Në dialogun politik dhe në garantimin e paqes sociale.
  • Në ndryshimin e sistemit të tanishëm zgjedhor që krijon pabarzi të votës dhe konkurencë jo të ndershme politike.

 

Objektivi:  Një grup solid parlamentar demokristian.

 

 




Muzeu i Memories



Lajmet e Fundit

Njoftim shtypi 08.05.2015

Njoftim shtypi ...

Njoftim shtypi 20.04.2015

PDK, ne zgjedhje me Koalicionin Qeverises ...

PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

  Demokristianët së bashku në Zgjedhje...

Nard Ndoka 19.03.2015

TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalic...

Nard Ndoka 18.03.2015

Njoftim Shtypi:...