FORUMI (SENATI) I IDEVE DEMOKRISTIANĖVE

PDK ka promovuar krijimin e një Forumi Politik të ideve Demokristianëve. Syinimi i këtij forumi është pjesëmarrja në debate të ndryshme politike lidhur me parimet kryesore demokristiane, me traditën, aktualitetin dhe sfidat shqiptare në të ardhmen. Pjesëmarrës të përhershëm të Forumit janë ish President, ish kryeministra, ministra, deputetë dhe figura të tjera të rëndësishme politike të forcave të djathta shqiptare, të cilët ndajnë pikëpamje dhe respekt të vecantë për parimet dhe vlerat demokristiane. Në Forum bëjnë pjesë gjithashtu të gjitha personalitetet historike të PDK-së dhe intelektualë të njohur shqiptarë, të njohur për qëndrimet e tyre në favor të zhvillimit të mëtejshëm të traditës dhe lëvizjeve kristiandemokrate në Shqipëri.

Forumi do të mblidhet 3-4 herë në vit, për të debatuar ceshtje të caktuara, në interes të publikut të gjerë, vendit dhe natyrshëm edhe të PDK-së. Parimi organizativ i tij është angazhimi qytetar, me kontribute shkencore dhe me projekte e ide politike. Roli i tij do të jetë këshillues ndaj PDK dhe qëndrimeve të saj politike.

PDK ka planifikuar që takimi i parë i Forumit të mbahet në javën e fundit të muajit nëntor 2007. Temë kryesore e debatit do të jenë marrëdhëniet e reja midis Shqipërisë dhe vlerave europiane. Shqipëria është një vend me tre besime fetare, që jetojnë në harmoni dhe bashkëjetesë paqësore, pa konflikte dhe konkurencë, një model që sot mungon në shumë shtete dhe vende të botës. Ndërkohë shqiptarët janë unanimë në përcaktimin e tyre europianë dhe atlantik, një zhvillim gjithashtu me vlera të vecanta në ditët e sotme.

Dëshira e jonë është që referues kryesor në një takim të tillë, të jetë një politikan aktiv në CDU, një figurë politike që të prezantojë rëndësinë e vlerave europiane dhe sfidat e Shqipërisë dhe rajonit të Europës Juglindore për integrim të ardhshëm në NATO dhe në BE.




Muzeu i Memories



Lajmet e Fundit

Njoftim shtypi 08.05.2015

Njoftim shtypi ...

Njoftim shtypi 20.04.2015

PDK, ne zgjedhje me Koalicionin Qeverises ...

PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

  Demokristianët së bashku në Zgjedhje...

Nard Ndoka 19.03.2015

TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalic...

Nard Ndoka 18.03.2015

Njoftim Shtypi:...