PROJEKTI I BASHKĖPUNIMIT ME CDU DHE PARTITE DEMOKRISTIANE EUROPIANE

PDK është e interesuar të bashkëpunojë në një sërë drejtimesh me CDU dhe Partite Demokristiane Italiane, për të patur mundësinë të përfitojë nga përvoja dhe lidërshipi i saj i jashtëzakonshëm politik e qeverisës në Gjermani, Itali dhe në Europën e Bashkuar.

Aspektet kryesore të këtij bashkëpunimi, sipas dëshirës tonë, mund të ishin:

  1. Një vizitë e një delegacioni të CDU për të njohur nga afër realitetin shqiptar dhe PDK-në (nëntor – dhjetor 2007)

  2. Pjesëmarrja e politikanëve / ekspertëve të njohur politik të CDU në Forumet Politike të organizuara nga PDK (2-3 në vit)

  3. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të CDU në kongresin kombëtar të PDK (shtator-tetor 2008).

  4. Ftesa për një ekspert të CDU në ceshtjet e organizimit dhe programimit partiak, për të trainuar ekipet drejtuese të PDK-së dhe për të asistuar rishikimin e programit të saj politik përpara zgjedhjeve të vitit 2009 (prill – maj 2008).

  5. Një prezencë më aktive të Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, për angazhimin e tij në edukimin politik dhe trainimin e liderve të rinj politik të grupimeve të djathta, PDK dhe partive të saj aleate.

  6. Ftesa për vizitë pune në Gjermani, (marrje përvoje organizimi etj) të një grupi politikanësh të PDK në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të CDU.

  7. Projekti për lidhje midis një dege të CDU (psh, Landi i Schleswig-Holstein) me CDU, binjakëzimin e degëve brenda landit me degët tona lokale, komunikim online për probleme të ndryshime të edukimit politik, debatit politik, funksioneve elektorale, etj.

  8. Lidhje të ndërsjellta bashkëpunimi midis Junge Union dhe Forumit Rinor të PDK-së.




Muzeu i Memories



Lajmet e Fundit

Njoftim shtypi 08.05.2015

Njoftim shtypi ...

Njoftim shtypi 20.04.2015

PDK, ne zgjedhje me Koalicionin Qeverises ...

PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

  Demokristianët së bashku në Zgjedhje...

Nard Ndoka 19.03.2015

TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalic...

Nard Ndoka 18.03.2015

Njoftim Shtypi:...