Statuti i PDK

I.-TE PERGJITHSHME

EMRI

Neni 1

Partia  Demokristiane e Shqiperise eshte parti politike e Republikes se Shqiperise e themeluar me 11 Dhjetor 1991, vazhduese e vlerave dhe e traditave te demokracise Kristiane, e cila ka per qellim realizimin e detyrave sipas progranit te saj.Emri i saj zyrtar eshte PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISE, ose shkurt PDK.

PERCAKTIMI POLITIK DHE QELLIMET

Neni 2

Partia Demokristiane eshte nje parti e qendres me orientim djathtas. PDK ka per qellim konkurimin Politik permes zgjedhjeve te pergjithshme, ne respekt te vlerave te lirise, barazise e drejtesise ne nje gare politike. Ajo synon te promovoje ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve, lirine e mendimit dhe dinjitetin e individit, te drejtat dhe detyrat themelore te tyre, zhvillimin e iniciatives se lire e barazine ne shans, tregun e lire e konkurues si instrument per zhvillimin e shpejte dhe te qendrueshem te vendit, shtetin e se drejtes, sigurine e individit dhe te prones, pergjegjesine individuale e fuqizimin e familjes, drejtesine shoqerore e dialogun social, ruajtjen e natyres dhe te ambientit, autoritetin e shtetit dhe veteqeverisjen e lire te pushtetit lokale.

PDK angazhohet per integrimin e shpejte te Shqiperise ne organizmat europiane e euroatlantike si dhe per nje rezatim pozitiv te imazhit te vendit kudo ne bote, per perjetesimin e kombit shqiptar, te identitetit dhe kultures se tij.

PDK bashkon rreth saj te gjithe shqiptaret qe i permbahen ketyre aspiratave dhe objektivave. PDK garanton shprehjen e lire te sensibiliteteve politike qe e perbejne ate. Ajo bazohet ne respektin e paritetit gjinor ne jeten e partise dhe ne pjesmarrjet zgjedhore e ekzekutive.

PDK synon:

a- te ndertoje nje demokraci te te drejtave njerezore te njohura e te marra ne mbrojtje nga

dokumentat nderkombetare, te mbeshtetur ne bashkesine e njerezve te lire, te  

pergjegjshem, qe bashkepunojne, respektojne e ndermarrin pergjegjesi te perbashketa;

b- te ndertoje shtetin ligjor me raporte te balancuara e te ndara qarte te pushteteve, garant te 

jetes, lirive dhe te drejtave te sanksionuara me ligj te qytetareve;

c- te nxise dhe zhvilloje ekonomine e tregut nepermjet nxitjes se iniciatives se lire ekonomike e shtimit te prones private si forrma mbisunduese ne krijimin dhe pronesimin e pasurise kombetare, nepermjet privatizimit te ndermarrjeve ekonomike publike, liberalizimit te tregut e lic:ensimeve, zbatimit te politikave favorizuese fiskale e te kreditimit, etj.

d- te garantoje te drejten e prones private, paprekshmerine e saj dhe te drejten e pronareve per ta disponuar ate lirisht, trasheguar apo demshperblyer me vlere te plote tregu;

e- te zhduke privilegjet dhe pabarazite qe nuk perligjen as nga puna e prona, as nga talenti e as nga sherbimet e kryera ndaj vendit;

f- te integroje Shqiperine si anetare dinjitoze ne institucionet euroatlantike e ne familjen e kombeve te perparuara evropiane;

g- te garantoje sigurine kombetare dhe te bashkepunoje me institucionet Europiane, Shtetet e Bashkuara dhe te tjera organizma nderkombetare per te siguruar paqen, lirine, demokracine, garancine ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit per te gjithe rajonin dhe me gjere.

    h- te mbroje interesat kombetare dhe te drejtat njerezore te shqiptareve kudo           qe jane duke respektuar aktet e marreveshjet nderkombetare dhe duke kerkuar standartet e pranuara     boterisht per te gjithe; etj.

Politika e PDK-se percaktohet dhe pasqyrohet ne programin e saj si dhe dokumente te tjera qe miratohen ne perputhje me Statutin nga organet e saj qendrore.



   Lexoni Statutin e plote

Muzeu i Memories



Lajmet e Fundit

Njoftim shtypi 08.05.2015

Njoftim shtypi ...

Njoftim shtypi 20.04.2015

PDK, ne zgjedhje me Koalicionin Qeverises ...

PDK dhe LDK marrėveshje pėr zgjedhjet e 21 qershorit 16.04.2015

  Demokristianët së bashku në Zgjedhje...

Nard Ndoka 19.03.2015

TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalic...

Nard Ndoka 18.03.2015

Njoftim Shtypi:...